FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Thethi s’ka nevojë për buldozerë”, Vangjeli: Shteti të zgjidhte problemin e pronës, të çonte ujë dhe energji

Analisti Lorenc Vangjeli e komenton me nota kritike aksionit të qeverisë në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje. Thethi nuk ka nevojë për rruspa dhe buldozerë por për ujë dhe energji elektrike dhe të ishte zgjidhur më parë çështja e pronës.

”Për ta kuptuar më mirë, duhet të ballafaqohet me të shkuarën. Ka patur klimë armiqësore në 2005-2011 kur Rama ishte kryebashkiak me zotin Berisha. Sot nuk na bën përshtypje, se edhe kryeministri dhe kryetari bashkisë janë e njëjta forcë. Këtu dalim te tradita më e hershme shqiptare, ku pushteti politik i merr të gjitha. Sillet edhe si kryebashkiak i bashkisë së Shqipërisë. E trajton Shqipërinë si një bashki e vetme. Ka një shkelje në frymë dhe përmbajtje të ligjit. 

A duhet të ikin një pjesë e madhe, e këtyre lloj administratorësh, pa dyshim. A është kjo mënyra e duhur? Jo. Reforma e kontrollit të territorit është përdorur kaq shpesh, dhe kaq shpesh shohim rruspa dhe buldozerë. Më kujton kohën e shkuar, kazmën kur i këndonim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kazma shkatërron nuk ndërton. Jemi autodestruktivë. Ndërto dhe shkatërro. Në Theth shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës. Duhej të siguronte furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Sa herë që shpërthen tritoli, një rruspë bëhemi më të varfër. Merremi me lloj gjërash dhe nuk merremi me një gjë të thjeshtë. Duhej të çonte, energji, ujë dhe një copë letër”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?