Theu dhe vodhi dyqanin në Bulqizë, arrestohet i riu, gjurmë të tij dhe në Tiranë
Një 23 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhjen me thyerje të një dyqani është vënë në prangat e policisë së Bulqizës. I arrestuari është shtetasi E. A., banues në Bulqizë.
“Kapja e tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës” njofton policia.
Po kështu janë zbardhur dhe dokumnetuar edhe duy vjedhje të tjera ku ai dyshohet të jetë autor, përkatësisht.
-Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë, dyshohet se i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare.
-Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.