Thirrja e ambasadorit turk në Shqipëri: Kujdes nga FETO

Në përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, ambasadori i këtij vendi në Tiranë, Hidayet Bayraktar theksoi rrezikshmërinë e madhe të organizatës “FETO”, e cila është bërë përgjegjëse nga Ankaraja zyrtare për ngjarjet e 15 korrikut të vitit 2016.

Ambasadori Bayraktar u ndal edhe te shtrirja e organizatës së drejtuar nga Fethullah Gulen, edhe në Shqipëri.

“Presidenti ynë Erdogan, edhe në intervistën e dhënë për Top Channel e ka theksuar që pala shqiptare duhet të jetë e kujdesshme në këtë gjë. Sigurisht që ne, duke qenë një aleat strategjik me Shqipërinë, dëshirojmë që në një vend mik si Shqipëria të mos ndodhë e të mos përsëriten ato që ndodhën në Turqi, më 15 korrik 2016. Ne thjesht e paralajmërojmë dhe rekomandojmë në mënyrë vëllazërore dhe miqësore, që në Shqipëri të mos përsëriten ngjarje të hidhura, siç ndodhën në Turqi”, tha ambasadori Hidayet Bayraktar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për largimin e kësaj organizate nga vendi ynë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne vazhdojmë bashkëpunimin me funksionarë të sigurisë, policisë dhe gjyqësorit, e jemi të kënaqur nga ky bashkëpunim. Kjo çështje trajtohet edhe në nivelet më të larta. Edhe Ambasada jonë e shpreh këtë çështje në institucionet shqiptare, edhe ministritë përkatëse kanë një bashkëpunim në këtë fushë, ka edhe shkëmbim informacioni. Ashtu siç ‘FETO’-n po e pastrojmë nga Turqia, ashtu dalëngadalë ajo do të pastrohet nga të gjitha vendet e tjera të botës. Ne kemi një bashkëpunim dhe nuk dëshirojmë që FETO të ketë bazën e vet edhe këtu në Shqipëri”, tha më tej ambasadori turk.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë rikonfirmoi edhe njëherë atë që deklaroi presidenti Erdogan në emisionin “Top Story”, se shumë shpejt në Shqipëri do të nisin aktivitetin e tyre shkollat e Fondacionit “Maarif”, të cilat janë të mbështetura nga qeveria e Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?