FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thirrja e zv/kryeministres Albana Koçiu: Të rrisim ndërgjegjësimin për parandalimin e zjarreve

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim qytetar në parandalimin e zjarreve gjatë sezonit të verës, duke theksuar se pakujdesia mund të sjellë pasoja të rënda për mjedisin dhe komunitetet.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu apeloi që mesazhet sensibilizuese të shpërndahen sa më gjerësisht, në mënyrë që të arrijnë tek sa më shumë qytetarë, përfshirë edhe ata që mund të mos jenë të vëmendshëm ndaj rrezikut që sjellin zjarret në natyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“T’i ndihmojmë pak ekipet e zjarrfikësve që ta ‘kapë’ edhe këtë material algoritmi i famshëm në mënyrë që të ndërgjegjësohen sa më shumë njerëz. Ta bëjmë viral këtë material, me shpresën se do të mbërrijë edhe në ekranet e atyre që nga njëra anë flasin me pasion për natyrën, ndërsa nga ana tjetër, me një pakujdesi të pafalshme bëhen shkak për zjarre që shkrumbojnë pikërisht këtë pasuri të përbashkët”, u shpreh Koçiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo vlerësoi punën e ekipeve të zjarrfikësve, të cilët janë në gatishmëri gjatë gjithë sezonit të nxehtë, ndërsa theksoi nevojën për bashkëpunim dhe kujdes maksimal nga qytetarët për të shmangur vatrat e zjarrit.

“Ndërkohë që zjarrfikësit dhe algoritmi bëjnë punën e tyre, le të kujdesemi të gjithë bashkë që ky sezon i nxehtë të kalojë me sa më pak vatra zjarri dhe pa dëme”, shtoi ajo.

Në apelin e tij, përfaqësuesi i zjarrfikëseve shprehe se “ajo që mund të lind nga një pakujdesi e vogël në pak sekonda, mund të kthehet në një katastrofë të madhe për natyrën. Zjarret janë një kërcëm i hapur ndaj pronës, jetës dhe të ardhmes së përbashkët. Mbrojtja e natyrës është përgjegjësi për secilin prej nesh”.

“Tregoni kujdes, për çdo rast që shihni vatër zjarri njoftoni në numrin 128”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?