Thirrja nga protesta: Rama e nis ditën me fletërrrufe dixhitale! Rezistencë deri sa ta shporrim
Me qëndresë e rezistencë, në ditën e 41-të të protestës, qytetarët paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë deri në largimin e Ramës. “41 ditë, qëndresë që kur shqiptarët vendosën që të rrëzojnë përfundimisht paragjykimin se ne nuk bëhemi. I dhamë besën njëri tjetrit se si shqiptarët jemi të gatshëm të rezistojmë për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri që kjo klasë e inkriminuar politike nuk na e dha kurrë, nuk na e dha për 36 vjet dhe nuk do të na e japë për 36 vjet të tjera nëse nuk rezistojmë. Ka një energji të jashtëzakonshme, kudo.
Këta nuk e bënë për 13 vjet dhe nuk do ta bëjnë nëse do i lëmë edhe më shumë. Nuk është më çështje numra, mos bini në kurthin e atyre që duan ta kthejnë këtë protestë në çështje numrash. Këtë çështje e kemi fituar sepse kemi arritur protestën në numra më të mëdha se asnjëherë më parë.
Këta tani bëjnë postime që janë në panik, janë me shpatulla pas murit. Kanë krijuar një polici virtuale me në krye Taulant Ballën. A mundet një qeveri që është më e korruptuara, të na bëjë mora. Ky kryeministër që thotë se do na çojë në Europë, po ndjek shembullin e komunistëve, e nis ditën me fletërrufe digjitale”, u shpreh një protestues.
KOHA JONË SONDAZH

