Thirrje anti-shqiptare, si hyri në Bularat ekstremisti Harallambos?
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha duke raportuar nga Bularati për emisionin “Open” mbi situatën në Bularat u shpreh se 12 persona janë ndaluar në Kakavijë.
Mes tyre është edhe ekstremisti grek Babis Harallambos, i cili siç mëson gazetarja e Top Channel, është futur në Shqipëri jo në mënyrë të ligjshme, të paktën nuk rezulton në sistemin TIMS.
Ndërkohë, gjatë ditës të pranishme në Bularat mësohet se kanë qenë edhe Forcat Antiterror, të cilat kanë filmuar dhe monitoruar të gjithë situatën e krijuar. Gjithashtu kanë marrë pjesë edhe në pyetjen e personave të ndaluar.
KOHA JONË SONDAZH

