FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

THIRRJE PËR GAZETARËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

Nga Armela Krasniqi, Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive-

THIRRJE PËR GAZETARËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

Mjaft! Kjo që po ndodh nuk është gazetari – është abuzim me dhimbjen njerëzore. Nuk është informim kur dhuna, tragjedia dhe fatkeqësia kthehen në uri për klikime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të “vrasësh” dhe rivrasësh, të ekspozosh plagë të hapura dhe të ushqesh publikun me ulërima dhimbjeje dhe tronditjen njerëzore, është shkelje e rëndë e etikës dhe e çdo standardi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarë dhe drejtues të mediave mbani përgjegjësi! Ju nuk jeni vetëm transmetues lajmesh – jeni formësues të ndërgjegjes publike. Çdo fjalë e papërgjegjshme lëndon, çdo titull i tepruar dëmton, çdo kufi i kaluar rrënon besimin te Ju!

Respektoni dinjitetin! Mbroni viktimat. Ndani informacion, jo traumë.

Nëse gazetaria humbet njerëzoren, ajo humbet gjithçka./Armela Krasniqi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?