Thirrjet antishqiptare në Bularat, reagon Policia e Shtetit
Policia e Shtetit, përmes një deklarate për shtyp, bën me dije se gjatë kontrolleve shtesë në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë, nuk u është lejua hyrja për 44 qytetarë grekë, të cilët u kthyen mbrapa pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat. Sipas policisë, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË SHTETIT:
Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K.K.
Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.
Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.
Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.
Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.
Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.
Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas. Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.
Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.
Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes
KOHA JONË SONDAZH

