“Thuaj mirëmëngjes edhe për këto”, Rama i tregon “derën” komentueses

Si duket kryeministri Edi Rama përtej rubrikës javore “Përgjigjia ime”, nuk ka hequr dorë edhe nga replikat e komenteve në facebook.

I ngacmuar nga një qytetare, e cila i kërkon të japë shpjegim edhe për skandalet në rradhët e Rilindjes, Rama i shkruan se denoncimet duhet të bëhen me etikë.

Duke iu referuar titullit të një portali, për të cilin komentuesja i kërkon llogari, Rama shkruan se që nga titulli vulgar, nuk e merr fare mundimin ta lexojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri në fund kërkon që ajo dhe të gjithë qytetarët si ajo të denoncojnë përmes platformës shqiperiaqeduam.al.

Swiss Digital Mobile Reklama

Replikat

Komentuesja: thuaj miremengjes edhe per keto….

Edi Rama: qe nga titulli vulgar as qe e marr dot mundimin ta lexoj, po qe ta mesosh ti Lavdie dhe ta kesh parasysh po te te duhet, shqiperiaqeduam.al eshte vendi ku mund te denoncosh me etike e me fakte kedoqofte e te marresh pergjigje, tamam si ky “miremengjesi” i sotem, qe eshte pergjigje e nje denoncimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?