Autostrada e re Thumanë – Kashar hapet më 30 qershor, lehtëson trafikun
Autostrada Thumanë – Kashar hapet më 30 qershor të këtij viti. Mbi 21 km e gjatë, ky segment rrugor, ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, përshkruan një prej zonave me trafik të rënduar, veçanërisht gjatë verës. Hapja e tij pritet ta lehtësojë ndjeshëm trafikun.
Ajo do të hapet më 30 qershor të këtij viti dhe u njoftua përmes një postimi në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama. Rama publikoi pamjet nga punimet që janë duke u kryer aktualisht.