”Thumanën do e bëjmë model”, Rama: Javën tjetër fillon gara për tenderin ndërkombëtar, pallatet më vonë se banesat private

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ishte në Thumanë në familjen e Sokol Mesitit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit teksa po qëndron në një banesë të përkohshme.

Rama është shprehur se javën e ardhshme fillon gara për tenderin ndëkombëtar të rindërtimit dhe se pallatet do të përfundojnë më vonë se banesat pasi marrin më shumë kohë.

Gjithashtu Rama u shpreh se ai nuk e ka ndeshje të vështirë sfidën e rindërtimit dhe se do e kryejë deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

SOKOL MESITI: Jena me fat me thon të drejtën. Është një shoku i mir një dashamirës.

Swiss Digital Mobile Reklama

ARTUR BUSHI: Bonusin e përdorin për jetesë.

EDI RAMA: Bonusin e marrin? Se ishte goxha fondi, gjysëm milion dollarë për bonuset e qirasë në Krujë.

ARTUR BUSHI: Ky ka qenë pjesë e pallateve të Thumanës. Ku po pastrojmë aty vendin, dhe pret banesën. Janë 1 mijë e 700 – 1 mijë 800 familje që përfitojnë.

SOKOL MESITI: Kur ke ardhur me Arturin të kena prit. Dhe tani na erdhe për risk. Tani të presim për të mira.

EDI RAMA: Por pritë t’i ndërtojmë njëherë. Të bëjmë projektet, të flasim për proceset. Ku fillojnë, kur ndërhyhet, dhe pastaj duhet durim.

SOKOL MESITI: E mira do

EDI RAMA: Javën e ardhshme fillon gara ndërkombëtare. Thumanën do e bëjmë model. Do jetë komplet diçka tjetër.

SOKOL MESITI: Tani ti ke ndeshjen më të vështirë, ndeshjen e madhe.

EDI RAMA: Kë këtë të rindërtimit? Këto ndeshje nuk i kam problem fare, kollaj. E vështirë është por do e bëjmë. Ndeshjet e vështira i kam ato që s’kanë rregulla. Duhet kurajo, çfarë nuk vret forcon.

SOKOL MESITI: Do mundohemi

EDI RAMA: Fatmirësisht i ke të gjithë mirë me shëndet dhe të të rrojnë sa malet fëmijët. Vitin e ri do e bëni në shtëpinë e re. Pallatet do të mbarojnë pak më vonë por prap do të bëjmë çmos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?