Mesazhi i Bushatit për Thaçin dhe Ramën: Shpresoj që piruetat me shkëmbimin e territoreve të kenë shërbyer si mësim

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit në Facebook:

“Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë’, do të shpjegonte 50 vite më parë, Kancelari Gjerman Willy Brandt aktin e tij të rënies në gjunjë para memorialit për viktimat e kryengritjes së getos së Varshavës, të vitit 1943. Një moment simbolik i pranimit dhe ballafaqimit me të vërtetën e Gjermanisë dhe historisë së Europës pas Luftës së Dytë Botërore.

Dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe përfshirja e të gjitha vendeve të rajonit në procesin e integrimit europian, shtrohet pyetja: Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?

Piruetat me këmbime territoresh, relativizimi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo.

Tanimë, nevojitet kurajo dhe përgjegjshmëri për t’u ballafaquar me ketë realitet dhe kurrësesi për t’u përfshirë në revizionimin e historisë”.

SHKARKO APP