Thyente karriget e lokalit “për qejf”, arrestohet 57-vjeçarja në Tiranë

Një 57-vjeçare, e cila pa asnjë arsye thyente vazhdimisht karriget dhe tavolinat e një lokali në Tiranë, është arrestuar nga policia pas denoncimit të pronarit të lokalit.  Aleksandra Buzali kishte krijuar shqetësime të vazhdueshme për 56-vjeçarin me iniciale K.P, pronar i një lokali në kryeqytet, dhe sipas policisë, e ka detyruar këtë të fundit ta denoncojë.   “Aleksandra Buzali, lindur dhe banuese në Tiranë, u arrestua pas denoncimit për shqetësime të vazhdueshme që ajo sillte në lokalin, në pronësi të 56-vjeçarit. Ajo i ka shkatërruar karriget dhe tavolinat për motive të banale”, bën të ditur policia, në njoftimin e saj zyrtar. Kjo histori i ngjan përrallës me luanin, që e rrihte ujkun pa arsye, thjesht për qejfin e tij.

SHKARKO APP