T’i bëhet test droge kryeministrit! Gjykata e Lartë rrëzon Edi Palokën

Gjykata e Lartë rrezoi sot kërkesën për tablatet telefonike mbi testin e drogës ndaj kryeministrit Edi Rama, kërkesë kjo e bërë disa ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Ky i fundit e bëri kërkesën pasi përfundoi ë gjykatë për t’iu përgjigjur denoncimit të kryeministrit Rama, për shpifje ndaj tij. Kërkesa u bë nga kreu i Grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka në seancën e 10 prill 2015 në Gjykatën e Lartë, ku kryeministri kishte paditur Palokën.

“Kërkesat nuk kanë lidhje me objektin e çështjes” mësohet se ishte argumenti i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar kërkesën e deputetit demokrat.

Gjykata e Lartë ka shqyrtuar deri tani  pretendimet e kryeministrit Rama, ndaj akuzave që ai ka ngritur ndaj Palokës, për shpifje.

SHKARKO APP