“T’i merret tamponi e të bëjë analizat nëse është i prekur nga COVID-19”, Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish-nëndrejtorit të spitalit të arrestuar për drogë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pranuar kërkesën e të dyshuarit Florenc Llanaj dhe mbrojtësit Av. Arbër Hoxha dhe me Vendim të Ndërmjetëm ka urdhëruar Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Burgjeve për t’i marrë tamponin dhe të bëjë analizat përkatëse nëse ky shtetas është i infektuar apo jo me COVID 19. Për këtë shkak, seanca gjyqësore u shty në datë 15 prill 2020, ora 09:00. Gjithashtu, burime bëjnë me dije se nëse rezulton pozitiv, seanca mund të zhvillohet edhe herët se data 15 prill.

Ish- nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj është një nga 14 të arrestuarit e grupit që transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe ka kërkuar ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, nëpërmjet avokatit të tij.

Operacioni u zhvillua në muajin maj të vitit 2019, ku 14 persona ranë në pranga, mes të cilëve edhe i konsideruari si koka e grupi, Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi dhe i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit.

SHKARKO APP