Tifozët “kërcënojnë” Ramën: Rregullo stadiumin, ose mos shkel më në Shkodër

Pas përfundimit të punimeve në stadiumin "Elbasan Arena" kryeministri Edi Rama premtoi se do të rregulloheshin edhe disa stadiume të tjera përfshirë "Loro Boriçin" e Shkodrës. Por ndërsa muajt në qeverisjen e tij kalojnë punimet për stadiumin e Shkodrës nuk kanë nisur dhe duket se nuk ka asnjë plan për të nisur, të paktën jo në këtë mandat.

Por tifozët shkodranë nuk e kanë harrruar premtimin e bërë nga kryeministri i tyre dhe e kanë "kërcënuar" atë në profilin e tij zyrtar në Facebook. "Ndërto stadiumin Loro Boriçi, ose mos shkel në Shkodër", ky ishte një ndër komentet më të shpeshta në facebook-un e kryeministrit.

Ata e kanë akuzuar Ramëns e i ka mashtruar duke i thënë që do të ishte më mirë të mos premtonte fare një gjë të tillë që në fillim. Në faqen e FB të stadiumit është hedhur edhe një foto e kohëve të arta të Vllaznisë. "Shpresojmë që lojnat politike të njërës apo tjetrës palë të mbarojnë sa më parë e të kthehesh aty ku të takon", shkruajnë tifozët shkodranë.

SHKARKO APP