Tirana dhe Korça pushtohen nga tingujt e Jazz, 5 netët e magjishme të festivalit “Gjon Mili, Jazz&Blues”

5 netë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” mbajti mbëthyer adhuruesit e kësaj rryme në Tiranë dhe Korçë. Nën moderimin e Stenaldo Mëhillit dhe Elona Islamajt, në datat 12, 13, 14 korrik festivali u zhvillua te Reja në Tiranë, si dhe në pedonalen e Korçës në datat 15-16 Korrik. Ishin të shumtë ata që shijuan magjinë e muzikës Jazz & Blues nga artistët shqiptarë dhe të huaj si, grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega, grupi “Kejdi Barbullushi Trio, grupi “Just Trio”, grupi Austriak “TechRider – Julie Island guitar-trio”, grupi “Ermal Rodi Quartet”, grupi “Philippos Nakas Big Band Selanik” si dhe grupi “Ivanov Quartet”.

“Gjon Mili Jazz&Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me historinë botërore të muzikës Jazz dhe Blues, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë. Lindja e këtij festivali u motivua nga realizimi i projektit “Ëndrra e Gjon Milit” në vitin 2019, mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Aktiviteti u organizua në kuadër të Titullit, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për vitin 2022, zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me organizatën RIAS, Muzika për të Rinjtë dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, dhe një përfaqësi institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?