Tirana, Durrës, Shkodra, Berati, Kamza dhe Malësi e Madhe ende të pambyllura

Janë 6 njësitë e qeverisjes vendore që ende nuk kanë përmbyllur procesin e numërimit të votave.

Në Tiranë procesi i numërimit vijon dhe janë drejt mbylljes së 24 kutitë e fundit, por Veliaj i koalicionit të majtë është ndjeshëm në avantazh. Në Durrës  vijon numërimi dhe këtu Dako i së majtës është në avantazh.

Në Shkodër procesi është ndërprerë dhe  si pasojë e lodhjes së komisionerëve që numërojnë votat. Theksojmë se në këtë bashki është në avantazh me të paktën 7 mijë vota kandidatja e djathtë Voltana Ademi kundrejt rivales së ASHE Keti Bazhdari. Të mërkurën do nisë numërimi në KZAZ-në nr 2.

Edhe në Malësi të Madhe procesi i numërimit vijon. Në këtë bashki udhëheq kandidati i majtë Tomin Marina përballë Anton Kokajt të APPD-së.

Në Berat Komisionerët e Partisë Demokratike kanë kërkuar pavlefshmërinë e një kutie, pasi thonë se kutisë nuk i korrespondojnë vulat. Ngërci ka sjellë shtyrjen e numërimit pasditen e djeshme për të rinisur sot paradite,  ndërkohë që kutia do t’i dërgohet KQZ.

Në Durrës, Dako kryeson ndaj Dumës, ndërkohë që dje procesi është karakterizuar nga tensione mes kandidates së APPD dhe Ministrit Blendi Klosi, të pranishëm gjatë numërimit të Votave. Shkak ka qenë orari i rinisjes së numërimit, që sipas të djathtëve ëhstë përshpejtuar.

Për bashkinë e Kamzës udhëheq Xhelal Mziu i APPD.

Bashkitë ku nuk ka përfunduar procesi i numërimit

1.      Tiranë

2.      Shkodër

3.      Durrës

4.      Berat

5.      Malësi e Madhe

6.      Kamëz

SHKARKO APP