Tirana epiqendër e turizmit. Çfarë ka rezervuar Bashkia këtë fundjavë për kryeqytetasit

Fundjava e fundit e muajit shkurt vjen plot aktivitete në kryeqytet! Bashkia Tiranë sjell këtë të shtunë një aktivitet me muzikë, interpretime, poezi, rrëfime, humor e fotografi pranë një prej veprave më të njohura të instalacionit të artit publik, ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto.

Po këtë ditë, Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me APR organizojnë minikampionate volejbolli në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Dymbëdhjetë skuadra do të bëhen pjesë e një dite kushtuar këtij sporti, që frymëzon të rinjtë për një jetesë aktive dhe të shëndetshme.

Për adhuruesit e natyrës, Travel to Discover Tirana organizon hiking jashtë qytetit, në Liqenin e Bovillës. Tre vajzat e guidës do të ndajnë me ju pasionin dhe eksperiencën e kaluar në vite me eksplorime. Ndërsa Hiking Adventure Club Albania ju ofron ditën e shtunë të vizitoni Ujvarën e Kakunjit dhe shkëmbin Askolaj, në Baldushk. Edhe të dielën mund të shijoni natyrën e bukur të zonave përreth Tiranës. Bashkohuni me Ecovolis BikeTour dhe mrekullohuni nga Liqeni super fantastik i Allmuçajve.
Pesë vitet e fundit Tirana është kthyer në një epiqendër jo vetëm të turistëve, por edhe të aktiviteteve të shumta sportive dhe kulturore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?