“Tirana ka arritur imunitetin e tufës”, por pse akoma nuk hiqen fashat orare?

I ftuar në emisionin Open, mjeku Genc Sulçebe u shpreh optimist në lidhje me shifrat e pandemisë në vend dhe fundin e afërt të saj.

Sipas tij 70-80% e popullsisë së Tiranës e ka kaluar tashmë Covidin duke arritur imunitetin e tufës.

Masat kufizuese që janë në fuqi, sipas mjekut, duhet të hiqen, pasi situata epidemiologjike është pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi drejt fundit të epidemisë në Shqipëri, po shkojmë drejt imunitetit kolektiv. Popullata më e prekshme, mosha mbi 55 vjeç është e imunizuar. Popullata nën 55 vjeç është e mbrojtur në një masë, qoftë nga imuniteti natyral qoftë nga imunizimi. Këto masat në fuqi janë të panevojshme. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi disa shifra, në daljen nga mbyllja e parë ishim tek 7.% në Tiranë, ishim pak a shumë si Europa. 6 muaj më vonë, kjo shifër doli tek 48%.  Tani, në Tiranë mbi 70% e popullatës është e imunizuar, qoftë në mënyrë natyrale, qoftë përmes vaksinimit. Nga fundi i qershorit, mbi 70% e popullatës në Tiranë do jetë e imunizuar. Kufiri i imunitetit kolektiv, me variantet e reja shkon 70-80%.”, tha Sulçebe.

Ndërkohë drejtuesi Pellumb Brataj tha se nuk është dakort me ato çka pohon mjeku Sulçebe.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?