Tirana me çmimet e apartamenteve më të shtrenjta pas Parisit dhe Beogradit

Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishin ndërtimet në Tianë dhe rritja e çmimeve për të blerë një apartament.

Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas Beogradit e Parisit, qytete këto ku për përballimin e blerjes së një apartamenti  nevojiten disa muaj më  shumë punë.  Ndërkohë, që në qytete si Brukseli apo Dubai, me llogaritë e sotme duhen 4 deri në 7 vite punë. (GRAFIK)  Kreditë e buta që japin bashkitë, shihen si mundësi  të mira, por ato prekin një numër shumë të ulët familjesh.

Ndërtuesi Hajredin Fratari deklaroi: “I bëj thirrje bankave të jenë më të hapura. Të japin kredinë në masën 100%, dhe jo 80%, sepse cmimi i tullës ngrihet dhe bankat janë të sigurta në këtë aspekt. Shqiptari ngelet pa bukë, por këstin e bankës e paguan, sepse do që të ketë shtëpinë e vetë, ndërsa në Gjermani e Danimarkë 26 % e njërëzve ka banesën e vet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që ekonomisti Pano Soko tha se një familje pagë mesatare 53 mijë lekë nuk mund blejë apartamente me çmim deri në 2 mijë metra katrorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një vend me pagë mesatare neto 53 mijë lekë, nuk përballon dot një cmim deri në 2000 euro m2 dhe nëse ti heq paranë e pistë nga ekuacioni, do të përshatet me këtë realitet të ri dhe tregu shkon tek paga 500 euro, dhe tregu shkon në ekuilibrin e vet natyror”, tha Soko.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?