Tirana mikpret panairin e parë të muzikës dhe arteve kreative në Ballkan

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën me dije se Tirana do të mikpresë panairin e parë të muzikës dhe arteve kreative në Ballkan.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja thotë se mbi 100 liderë dhe kompani nga Europa do të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

Në vijim postimi i plotë i ministrit Gonxhja në rrjetet sociale: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 11 prilli, Sheshi Italia në Tiranë shndërrohet në epiqendrën e gjallë të muzikës, industrisë kreative dhe kulturës!
Gjatë ditës: Konferenca, TED Talks, networking me mbi 100 liderë dhe kompani nga Mbretëria e Bashkuar, Evropa dhe Ballkani. Plus, Rap Battles epike, Open Jam Sessions, DJ Battles dhe konkurse kreative!
Gjatë natës: Skena ndizet me tre net festivalesh të mbushura me Elektronike, Hip-Hop dhe Rock! Përgatituni për performanca të paharrueshme nga artistët më të mëdhenj dhe bashkëpunime ekskluzive të Muse-X!
Një event. Një hapësirë. Eksperienca të pafundme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?