Tirana mirëpret liderët e Ballkanit Perëndimor
Sot dhe nesër do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Brdo-Brijunit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga presidenti shqiptar Ilir Meta. Të ftuarit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç.
Duke qenë se ky samit përkon më Javën e Europës, të ftuar nderi janë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Samiti synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Kjo nismë, e nisur që në vitin 2010, ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.
Axhenda e samitit
E enjte, 9 maj 2019
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes
09:00 – 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit
Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
09:20 – 09:30 Foto familjare
09:30 – 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta
11:40 – 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp
President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović
Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor
Të ftuarit e nderit
Presidenti Meta priti në Tiranë kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović, në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit.
Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik vjen për herë të parë në Shqipëri.
“Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović. Prania e tyre në Samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane. Shprehëm vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet tona. Besimplotë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës”, shprehet Meta.
KOHA JONË SONDAZH

