Tirana në shtetrrethim, por qytetarët dolën në sheshin “Skënderbej” dhe po marshojnë drejt kryeministrisë

Pas orës 18:30 të rinjë dhe qytetarë janë mbledhur në disa zona të Tiranës duke pushtuar sheshin Skenderbej. Kjo është dita e pestë e protestës se thirrur në rrjetet sociale kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Mësohet se një pjesë e madhe e protestuesve u mblodhën në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë qindra e qindra forca policore me mjete të blinduara janë vendosur para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.

Në sheshin “Skendërbej” policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës me argumentin se “nuk lejohen tubimet”. Policia, edhe pse pa urdhër, po ndalon që qytetarët të lëvizin në grupe prej disa personazh.

Nuk ka as dhunë dhe as thyerje nga ana e protestuesve, por policia i largon me forcë që të mos mblidhen në grupe. E megjithatë janë shumë protestues që po marshojnë në Bulevardin kryesor.

Nuk ka asnjë thyerje apo djegie, veçse marshim paqësor.

Lexoni edhe…

Të arrestuarit për protestën e së enjtes, Gjykata lë në burg 3 qytetarë

Të miturit në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për arrestimin e tyre

 Protestat/ Shikoni si e nxjerrin me barelë të riun nga Drejtoria e Policisë (VIDEO)

Ky brez ka zgjedhur REVOLTËN!

Protestat në vend, polici i mbyll gojën dhe dhunon qytetarin (VIDEO)

Ultrasit e Tiranës letër babait të Klodianit: Vrasja e tij na përket të gjithëve

SHKARKO APP