Tirana pret eventin europian të regjistrave të biznesit, ministrja Ibrahimaj: Shërbime më të shpejta dhe standarde europiane

Tirana është kthyer për dy ditë në qendër të diskutimeve europiane për biznesin, duke pritur për herë të parë takimet e Grupeve të Punës të EBRA-s, Shoqatës Europiane të Regjistrave të Biznesit. Aktiviteti që zhvillohet deri më 25 mars dhe organizohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ka mbledhur ekspertë dhe drejtues nga e gjithë Europa për të diskutuar mbi çështje kyçe si transparenca, digjitalizimi dhe ndërveprimi i sistemeve të regjistrimit të bizneseve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u ndal te transformimi i bërë në Shqipëri, duke theksuar se sot regjistrimi i biznesit është tërësisht online dhe realizohet brenda 24 orëve.

“Sot, Shqipëria ofron një sistem tërësisht të dixhitalizuar për regjistrimin dhe shërbimet e biznesit. Aplikimet kryhen online, proceset janë të shpejta dhe të standardizuara, ndërsa regjistrimi realizohet brenda 24 orëve. Ky transformim ka rritur efikasitetin, ka ulur kostot për sipërmarrjen dhe ka forcuar besimin te institucionet. Në të njëjtën kohë, kemi avancuar me reforma të rëndësishme ligjore, në funksion të përafrimit me acquis të Bashkimit Europian”,-tha ajo.

Sipas saj, ky ndryshim jo vetëm që ka ulur kostot për sipërmarrjen dhe ka rritur besimin tek institucionet, por ka kontribuar që vendi të bëjë hapa konkretë për t’u afruar me standardet e Bashkimit Europian. “Punojmë për përmirësimin e kuadrit për pronësinë përfitues, për rritjen e transparencës dhe për garantimin e aksesit në të dhëna të sakta dhe të besueshme. Rezultatet janë konkrete. Shqipëria vlerësohet pozitivisht në indekset ndërkombëtare për efikasitetin administrativ dhe për lehtësinë e të bërit biznes, duke u pozicionuar ndër vendet më të avancuara në rajon në këtë drejtim”,-tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?