Tirana, ”Qyteti Europian i Sportit 2023”. Zv/Presidenti i partive të djathta europiane: Një mundësi e madhe

Zv/presidenti i partive të djathta Europiane (PPE), Andrey Kovatchev, anëtar i Parlamentit Europian, i cili i dha zyrtarisht Tiranës titullin e “Qytetit Europian të Sportit” për vitin 2023, thotë se kryeqyteti shqiptar e meriton plotësisht këtë vlerësim. Ai e quajti titullin një mundësi të mirë për Tiranën, për t’u fokusuar te sporti dhe jetesa e shëndetshme.

Kovatchev ia dorëzoi titullin kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të posaçme në Parlamentin Europian.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që Tirana është “Qyteti Europian i Sportit” i radhës. Kjo është një mundësi e madhe për Tiranën për të rritur vizibilitetin e saj, për të investuar edhe më shumë tek infrastruktura sportive për të gjithë sportet, sportet për minoritetet e ndryshme, sportet për të rinjtë nëpër shkolla, sportet për njerëzit aktivë, sportet për të moshuarit, për të rriturit. Kjo është ideja e madhe e sportit që të bashkojë dhe të integrojë. Çdo euro e investuar në sporte, është një euro e ruajtur për çdo trajtim mjekësor të mundshëm, lidhur me problemet e shëndetit. Sërish, urime miqve të mi në Tiranë dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?