Tirana shkon masivisht në votime

Dita e sotme ka një rëndësi të madhe për shqiptarët pasi me votën e tyre do të zgjedhin se cilin dëshirojnë që t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Nga të dhënat e KQZ-së deri në orën 10:00 vërehet se ka një rritje të konsiderueshme të qytetarëve që po u drejtohen kutive të votimit, krahasuar me 4 vitet e kaluara.

Në Tiranë qytetarët po shkojnë masivisht në votime. Deri në orën 10:00 në Tiranë kanë votuar 18.39% e qytetarëve, ndërsa 4 vite më parë shifra ishte 16,91%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat e deritanishme, pjesëmarrja më në rritje është edhe në qarkun Korçë, Berat, Dibër, Elbasan dhe Fier. Ndërsa pjesëmarrje më e ulët se sa në 2017 për këtë fashë orare ka: Kukësi, Gjirokastra, Vlora, Lezhë. Të tjerat janë thuajse në të njëjtin nivel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?