Tirana ”vishet” me ngjyrat e dashurisë

Edhe ky Shën Valentin e gjen Tiranën me një dekor të veçantë. Bashkia e Tiranës, ka vendosur një dekor romantik për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë në foto këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përcjell foto të disa prej instalacioneve të vendosura në kryeqytet, duke i uruar të gjithëve sa më shumë dashuri.

“Tirana Love vibes! Gëzuar Shën Valentinin dhe sa më shumë dashuri në zemrat tuaja!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Bashkia e Tiranës njofton se sheshi “Skënderbej” fton në hapësirën e tij të gjithë qytetarët apo vizitorët e Tiranës, që të mund të shkrepin fotot sa më të bukura pranë instalacioneve që do të qëndrojnë të vendosura aty përgjatë fundjavës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?