Tiranasi kapet në Muriqan me 31 kg kanabis, destinacion vendet e BE-së

Policia e Shkodrës ka kapur 31 kg kanabis në pikën kufitare të Muriqanit. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pasditen e sotme gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në automjetin tip “Volsvagen” me targa AA 513 PM, janë gjetur 31 kg kanabis sativa. Droga ishte fshehur në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit.

Menjëherë është njoftuar policia e Shkodrës, e cila sapo ka mbërritur në vendin e ngjarje ka vënë në pranga shoferin e mjetit, 38-vjeçarin Manush Teqja, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE.
Materialet procedurale do t’i referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikim i narkotikëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?