Tiranë, 135 mijë gjoba brenda 2016, por aksidentet s’u reduktuan
Policia rrugore bëri sot një bilanc të vitit që lamë pas për sigurinë rrugore në kryeqytet ku brenda një dite qarkullojnë mbi 250 mijë makina.
Tashmë me godinë të re të komisariatit dhe flotë të re të makinave elektrike, drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj kërkon më shumë punë për të ulur numrin e aksidenteve rrugore që vetëm për vitin 2016 i morën jetën 50 personave, 8 më shumë në krahasim me 2015.
Ndërkohë 141 milionë lekë janë arkëtuar nga 108 105 masa administrative, nga të cilat 10 mijë kanë qenë vetëm për rripin e sigurimit.
Megjithatë një rol luan dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të zbatuar rregullat e qarkullimit .
Gjate 2016
Gjobat
-Janë vendosur deri në 135 866 masa me vlerë 130 milionë lekë
-Janë arkëtuar 108 mijë e 105 masa me vlerë 141 milionë lekë.
-Janë vendosur 10 134 masa administrative vetëm për rripin e sigurimit
-Kanë ndodhur 698 aksidente
-58 të vdekur
-128 të plagosur rëndë
-657 të plagosur lehtë
Në vitin 2015
-kanë ndodhur 557 aksidente
-42 persona kanë humur jetën
“Nuk ia dolëm të ulim aksidentet”
Drejtori i Policisë së Tiranës: “Objektivi i vitit 2016 ka qenë reduktimi i aksidenteve rrugore në masën 15 % dhe 3 % e aksidenteve me vdekje nuk është realizuar.
Siguria rrugore nuk është vetëm përgjegjësi policore, por dhe qytetare. Ata duhet të ndërgjegjësohen se shkelja e rregullave të qarkullimit ka pasoja deri në humbje jete
Përsa më sipër kërkoj angazhimin maksimal të strukturave përgjegjëse më shumë punë për uljen e numrin të aksidenteve si për ndërgjegjësimin e qytetarëve”

