Tiranë, 4 në pranga për gjobvënie biznesmenit në Rrugën e Kavajës, mes tyre Pajtim Serjani

 

Katër persona mes tyre dhe Pajtim Serjani, i njohur si miku i Emiljano Shullazit janë arrestuar mbrëmjen e së martës 21 prill për akuzën e  gjobvënës ndaj një biznesi në rrugën e Kavajës në Tiranë.Sot në mëngjes policia bëri publik identitetin e të  arrestuarve. Ata janë  Gent Ferati, Pajtim Seriani, Arben Haxhihyseni dhe Klevis Karadashi , ndërsa mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Arrestimi u bë mbrëmjen e 21 prillit rreth orës 21:30.

Pritet që policia të ekzekutojë edhe disa urdhër-arreste të tjera të lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Hetimet për këtë operacion mësohet se kishin nisur rreth dy muaj më parë.

Sipas të dhënave paraprake Pajtim Seriani sëbashku me personat e tjerë prej kohësh kishin gjobitur një biznesmen që ushtron aktivitetin e tij në Rrugën e Kavajës duke i marrë atij 10 % të xhiros vjetore, por ka dyshime se kanë vënë gjobë edhe ndaj bizneseve të tjera.

Seriani njihet në kryeqytet si një nga njerzit e afërt të Emiliano Shullazit, ndërsa u plagos më 5 janar gjatë një atentati ku Artur Baze qëlloi për ta vrarë.

Pajtim Serjani njihet si person me precedentë penale, pasi është dënuar për një seri veprash penale nga gjykata e Tiranës. Në vitin 2004 ai u dënua së bashku me Gilmando Danin, pasi kishin kanosur me armë shtetasin Klodian Myrto.

SHKARKO APP