Tiranë – 50 vjeçari shfrytëzon dy gra si prostituta, improvizoi motel

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës dhe dy gra po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për shfrytëzim prostitucioni.

Në pranga përfundoi Lulzim Zela, ndërsa u proceduan shtetaset me iniciale L.B dhe I.S. Policia sqaroi se i arrestuar posedonte një ambient trekatësh të përshtatur si motel në Tiranës. Policia sqaron se krahas pagesës për shërbimin e ofruar nga gratë, 50 vjeçari merrte para edhe për motelin.

“Shtetasi L.Zela katin e parë të ambientit tre katësh dyshohet se e kishte  vënë në dispozicion  dhe dyshohet se  prej disa kohësh shfrytëzonte dy shtetaset për ushtrim prostitucioni. Klientët i gjente Lulëzimi i cili merrte pagesë nga këta të fundit për  dhomën (ambientin), pasi binin dakort paraprakisht edhe për pagesën kundrejt shtetaseve të mësipërme”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?