Tiranë, arrest shtëpie për 3 zyrtarë policie që abuzuan me detyrën

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për tre ish-zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të dyshuar për konsumimin e elementëv e të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës…” dhe “Falsifikimit të dokument ave…”, në zhvillimin e procedurave të prokurimit publik për projektin e kamerave dhe instalimin e tyre në Tiranë në vitin 2010.

Në vijim të hetimeve, në bazë të materialit referues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshë m (SHKB), të premten e kaluar, Prokuroria e Tiranës nxori urdhrin e ndalimit për shtetasit K. Kukaj, ish-shef i Sektorit të Prokurime ve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si edhe dy ish­-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni ; A. Hysko, dhe B. Martini, ish-specialist dhe ish-­juriste në sektorin e prokurimeve.

Në seancën e sotme, Gjykata vlerësoi se provat e administruara nga Prokuroria e Tiranës deri në këtë fazë të hetimit janë të mjaftueshme për të vendosur masë sigurie ndaj këtyre personave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi K. Kukaj, masë sigurimi “Arrest në shtëpie”, pasi nga gjykata u administruan nëpërmjet mbrojtjes u dokumentua se një familjar i afërt i këtij shtetasi vuan nga sëmundje që kërkon praninë e tij të vazhdues hme. ­

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi A. Hysko, masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, pasi nga gjykata u administruan nëpërmjet mbrojtjes u dokument ua se vuan nga sëmundje, e cila kërkon kujdesje të vazhdues hme jashtë ambientev e të paraburgimit Shtetasja B. Martini, masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, pasi Prokuroria kërkoi këtë masë në gjykatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?