Tiranë: Arrestohet anëtari i 10 i grupit që përfituan 38 mijë euro nga ‘vjedhjet’ në rrjetet sociale

Një tjetër person i akuzuar për vjedhje me anë të ndërhyrjes në rrjetet sociale është arrestuar nga policia e Tiranës në vazhdim të hetimi ndaj një grupi me 9 persona të arrestuar pesë muaj më parë.

Shtetasi Shkëlzen Bytyçi akuzohet se në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të grupit, tashmë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit, të arrestuarit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar rreth 38000 euro. Paratë paguheshin nga personat e njohur të shtetasve të cilëve u vidheshin llogaritë me të cilat të arrestuarit kërkonin shuma parash tek qytetarë të ndryshëm duke i përvetësuar në mënyrë të paligjshme.

SHKARKO APP