Tiranë, autobusi i unazës përplas për vdekje kalimtarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pak minuta më parë, teksa një autobus i linjës së Unazës ka përplasur për vdekje një qytetar.

Sipas policisë, autobuzi ka qenë duke udhëtuar në afërsi të zonës së njohur në Tiranë me emrin “Stacioni Trenit”, pranë rrugës Ferit Xhajko, ku nga pakujdesia ka përplasur për vdekje 73-vjeçarin, Sali Cena.

I moshuari ishte duke udhëtuar në këmbë kur është përplasur nga autobuzi me targa TR 4807 T. Policia po heton për ngjarjen, nëse aksidenti ka ardhur si shkak i pakujdesisë së kalimtarit, apo shoferit të autobusit. 

Një aksident tjetër ka ndodhur po sot në rrugën e Kavajës, ku fatmirësisht nuk ka pasur të vdekur, por vetëm një të lënduar. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një të moshuar, që është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

SHKARKO APP