Tiranë, gjenden dy kallëpe tritoli të pashpërthyera në “Muhamet Gjollesha”

Pas 2 shpërthimeve që tronditën orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqytetin policia ka gjetur edhe dy kallëpe tritoli në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Rreth orës 05:00 policia gjeti dy kallëpet e tritolit të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Mësohet se dy kallëpet e tritolit ishin mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme, gati për të sh përthyer.

Tritoli u shpërthye në mënyrë të kontrolluar dhe për këtë policia bllokoi rrugën për rreth një orë.

2 shpërthime eksplozivi në Tiranë, njëri në farmacinë e babait të Tahirit dhe tjetri në banesën e ish-shefit të komisariatit 3

SHKARKO APP