Tiranë, gjendet e groposur një kufomë në Dajt

Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur në Priskë të Dajtit, në vendin e quajtur Zabel.

Policia e Tiranës bën të ditur se kufoma ishte e groposur jo shumë thellë dhe është parë nga një bari i zonës.

Kufoma është transportuar pranë morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP