Tiranë, grabitet një kazino në “Rrugën e Elbasanit”

Një kazino është grabitur nga dy persona tek rruga e ‘Elbasanit’ në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:32 të mëngjesit të sotëm.

2 persona të armatosur kanë hyrë brenda kazinosë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë rreth 200.000 lekë, shumë e cila dyshohet se është xhiroja ditore që kishte grumbulluar kazinoja.

Njëri nga grabitësit ka qenë i armatosur me thikë, ndërsa tjetri me armë zjarri tip pistoletë. Personi i armatosur me thikë ka qëndruar tek dera duke kërcënuar punonjësin e sigurisë, ndërsa grabitësi me armë ka shkuar tek arka për të marrë paratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi kanë grabitur kazinonë autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pritet dhe këqyrja e kamerave të sigurisë së kazinosë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?