Tiranë, i vunë gjobë 30 mijë euro, arrestohen dy të rinj

Tre persona janë arrestuar sot nga policia, pasi i kanë marrë rreth 30 mijë euro një personi në Tiranë. Policia e Tiranës tha se për këtë ngjarje janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Njoftimi i policisë Tiranë:

“Finalizohet me sukses operacioni i koduar ”EKLIPSI” nga Seksioni për Krimet Kundër Pronës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Arrestimi për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestohen në flagrancë, shtetasit:

1- R. A. (i mitur), 18 vjeç, banues në Tiranë.

2- Luan Lama, 19 vjeç,  banues në Tiranë.

si dhe u shpallen ne kerkim shtetasit :

  1. Gj., 29 vjeç dhe I. Sh., 19 vjeç.

Këta shtetas prej një periudhe 5 mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit  E. B. me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin qe ti merrnin dhe një shumë tjetër prej 3000 euro.

Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 3 aparate celulare

– 6 karta celularesh të kompanive të ndryshme

– Një automjet tip “Mercedes Benz”, me targë AA391LU

Materialet proceduriale do ti  dergohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, për veprën penale të ”Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?