Tiranë, maskat grabisin biznesin në Yzberisht, në kërkim tre autorët

Grabitje me armë në kryeqytet.3 persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një biznes në zonën e Yzberishtit. Ngjarja është regjistruar në orët e paradites së sotme.

Pas grabitjes tre autorët janë larguar në drejtim të paditur me një makinë me targa TR 1239 R.

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët sapo kanë konstatuar rastin kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vengjarje.

Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve. Mbetet ende e paqartë ajo çfarë tre personat e armatosur kanë mundur të marrin nga biznesi i grabitur.

SHKARKO APP