Tiranë, ndërron jetë fëmija në çerdhe, të paqarta rrethanat

Një fëmijë i moshës 1 vjeç, i seksit mashkull,  ka ndërruar jetë në një çerdhe në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00 të pasdites së sotme në njësinë numër 7 në Tiranë, ndërsa mësohet se fëmija ishte në gjumë dhe nuk është zgjuar më.

Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar dhe shkaqet e vdekjes.

SHKARKO APP