Tiranë, rrëmbehet vajza gjermane, gjendet pas 1 ore, kapet autori

Tiranë-Një vajzë me nënshtetësi gjermane u rrëmbye mbrëmjen e së dielës, 1 mars nga një person, i identifikuar si Hamdi Berisha. Vajza Katerina Erektel, 27 vjeç u gjet rreth 1 orë pas rrëmbimit, ndërsa u vu në pranga edhe autori dhe  u shpall në kërkim bashkëpunëtor i tij, Shkëlqim Berisha.

Gazetari Andi Qosja na raporton se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në zonën e Unazës së Re, kur Hamdi Berisha nga Kosova  rrëmbeu vajzën në një lokal dhe me forcë e futi në mjetin me tip Hondai me targa TR 1613 U.

Disa minuta më vonë policia gjeti të braktisur makinën në afërsi të Urës së Limuthit. Ndërsa vajza dhe autori u gjetën në Vorë.

Ndërkaq autori dhe vajza u marrën në pyetje nga policia, ku autori Berisha deklaroi se vajzën e njifte prej shumë kohësh, por ende nuk dihet arsyeja se përse 27 vjeçarja u rrëmbye nga shqiptari i Kosovës.

SHKARKO APP