Tiranë, tregtarët sërish protestë para bashkisë kundër rritjes së taksave

Biznesi i vogël dhe tregtarë të kryeqytetit janë ngritur sërish në protestë këtë të shtunë kundër vendimeve të Bashkisë së Tiranës për rritjen e taksave.

Përfaqësuesit e biznesit të vogël janë mbledhur para Bashkisë ku i drejtohen me thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj për të tërhequr vendimin dhe për të kthyer sërish taksat në normalitetet pasi bizneset e tyre rrezikojnë të shkojnë drejt falimentimit.

Tregtarët e biznesit të vogël në Tiranë protestuan edhe 4 ditë më parë para bashkisë kundër rritjes së taksave e tarifave vendore.

SHKARKO APP