Tiranë – Veliaj: Puna misioni ynë ,sulmet politike nuk na devijojnë

Bashkia e Tiranës ka përfunduar punën për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Kujtim Laro” në njësinë nr. 3 në kryeqytet. Rruga u vjen në ndihmë rreth një mijë familjeve dhe tashmë, veç asfaltimit dhe trotuareve, ofron edhe sinjalistë moderne dhe rrjet të plotë kanalizimesh. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi punimet e kryera në këtë rrugë, falenderoi banorët që u treguan të gatshëm të lirojnë hapësirat e zëna për të lejuar zgjerimet e nevojshme të rrugës dhe për krijimin e vendeve publike, por edhe për korrektesën në pagesën e taksave.

Veliaj premtoi se, edhe në vijim, angazhimi kryesor i bashkisë do të jetë tek puna, pavarësisht akuzave apo shpifjeve për projektet e nisura prej saj.

Veliaj: “Më vjen mirë sepse jemi fokusuar te puna. Ky ka qenë vetëm viti ynë i parë dhe banorët e njësisë 3 kanë parë disa investime në kopshte, çerdhe, shkolla dhe infrastrukturë. Kështu do të vijojmë edhe në tre vitet e tjera. E di që shumë qytetarë janë të shqetësuar nëse bashkia do të fillojë të politizohet e të merret me fushatën e sharjeve e shpifjeve. Dua t’i siguroj ata se jam i fokusuar dhe nuk ka asnjë sharje, shpifje dhe asnjë sulm politik që më bën të devijoj nga misioni për t’i shërbyer qytetarëve të Tiranës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?