Tiranë, vritet një 38-vjeçar që ishte duke hapur një varr në Sharrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në varrezat e Sharrës. Një 38-vjeçar është vrarë, ndërsa ka qenë duke hapur një varr.

Sipas policisë, viktima është Altin Çulhaj. Oficerët e policisë kanë identifikuar edhe autorin e krimit, i cili, sipas policisë, është Eriglend Tafa.

Mësohet se Tafa e ka vrarë 38-vjeçarin gjatë një grindje për hapjen e varrit, por për momentin nuk dihen shumë detaje rreth krimit të rëndë.

SHKARKO APP