Tiranë, xhaxhai vret nipin më pas veten

 

Një vrasje e dyfishtë është shënuar në periferi të Tiranës.

Nga të dhënat e para mësohet se xhaxhai ka vrarë nipin dhe më pas veten.Policia ka identifikuar viktimat si Hasan dhe Besim Hoxha.

Nga të dhënat e para të raportuara mësohet se vrasja është kryer në fshatin Vishnje komuna Bërzhitë në orët e para të mëngjesit.“Hasan Hoxha, 65 vjeç ka vrarë me çifte nipin, Besimin 20 vjeç më pas ka qëlluar dhe veten. 65 vjeçari është dërguar në spital por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve. Vrasja mendohet për motive pronësie” informon gazetari

SHKARKO APP