Tiranë zbardhet djegia e automjetit, arrestohet 28-vjeçari”
Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar të dyshuar si autor i djegies së një automjeti, ngjarje kjo që ndodhi në mëngjesin e 6 marsit.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 02:00 një automjet tip “Peugeot” në pronësi të shtetases M. T., 26 vjeçe, u përfshi nga flakët në rrugën “Theodhori Bej”.
Menjëherë pas incidentit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 nisën hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë shtetasin L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë. Hetimet paraprake tregojnë se djegia e automjetit ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të mëparshëm mes të arrestuarit dhe një familjari të 26-vjeçares.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

