Tiranë,Grida Duma e PD-së përballë Erion Veliaj të PS-së

 

Burime të besueshme nga selitë e PS dhe të PD tregojnë se në fund do të përballen për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj (PS) dhe Grida Duma (PD). Një përballje interesante mes një ministri të kudondodhur e praktikë të Edi Ramës dhe një femre të bukur e karizmatike të PD-së. Dhe dueli do të jetë jo vetëm në programe partie e vizionesh, por edhe në debate televizive, pasi asnjëri prej këtyre të dyve nuk ia përton duelit. Fushata do të jetë interesante, bile më interesantja e zhvilluar ndonjëherë në kryeqytet për arësye së të dy janë me një CV të spikatur, të kulturuar, profesionistë dhe me një eksperiencë politike, ndonëse ministri Veliaj do të jap dorëheqjen nga ministër, pavarësisht se ka më shumë eksperiencë praktike për të drejtuar e zgjidhur probleme. Kjo nuk e pengon Grida Dumën për të fituar eksperiencën e duhur gjatë fushatës elektorale në Tiranë dhe për të qenë në nivelin e një kandidati potencial. E bën me interesante fushatën dhe besohet se nuk do të ketë përplasje e sherre mes kandidatëve, pasi edhe Erioni, edhe Grida  i përkasin një brezi të ri me kulturë europiane. Asnjëri nuk do të pranojë (nëse kandidohen siç thuhet) që të futen në shërbim skalionet e përplasjeve elektorale. Kjo do të sjellë një fushatë në Tiranë të qetë e pa sherre, ndonëse afër ndodhet Kamza e cila prodhon sherre, porse duke patur Grida Dumën si kandidate të selisë blu, nuk besohet se do t’i shpotisë ajo për fushatë tmerruese siç kemi parë ndër vite. Nga ana tjetër kandidati i PS-së Erion Veliaj,duke patur përveç eksperiencës politike ,edhe atë ekzekutive, por mbi të gjitha një kryeministër që e ndihmon sinqerisht dhe beson tek ai , pra ka mundësi se çfarë të premtojë dhe të realizojë në praktikë. Në fund të fundit qytetarët shkojnë në zgjedhje administrative për të zgjedhur një njeri që iu zgjidh hallet, por jo vetëm hallet; edhe një jetë më të mirë e për të qenë një kryeqytet europian. Në kushtet e një Shqipërie ku përveç kandidatit që merr karriken e kryebashkiakut, ka rëndësi të madhe se cila forcë politike ka edhe pushtetin qendror, votuesit turren tek ai që ka fuqinë. Dhe fuqia ekzekutive është në dorën e Edi Ramës. Edhe votat në Tiranë i ka me një diferencë të madhe e majta,pasi në këto zgjedhje vendore PS futet në një koalicion me LSI, e cila ndonëse mund të jetë goditur kohët e fundit,porse ka shumë vota në kryeqytet. Edhe në vitin 2011 vetë Lulzim Basha, me gjithë Berishën nga pas , me zor mori zyrtarisht me pak vota diferencë nga Edi Rama.Dhe kishte edhe LSI kundër asokohe, PS-ja.

Natyrisht që janë votat e qytetarëve që vendosin për kryebashkiakun, ndonëse nga sondazhet e sotme dhe rezultatet e vitit 2011 si vota tashmë të konvertuara bashkë PS+LSI duket se e majta kam më shumë se e djathta, në tërësi. Por varet se si paraqiten Erion Veliaj dhe Grida Duma. Edhe fjalët e përhapura se Gridën nuk e duan skalionet kundërshtare të Lulzim Bashës në PD, mund të ketë një të vertetë se nuk janë pak, porse gjithçka do të jetë në dorën e vetë Grida Dumës. Njihen përmbysje elektorale të mëdha e të papritura. Por nuk besohet shumë në rastin e Tiranës,pasi Erion Veliaj duke qenë praktikë e populist si dhe duke patur supërmbështetjen e Kryeministrit është në avantazh të madh. Aq me tepër që Tiranën kryeministri e ka pikë të dobët personalisht, por i duhet patjetër edhe politikisht, sepse Durrësi mund të rrezikohet nëse kandidon Agron Duka.

Gjithsesi përballja Duma-Veliaj do të shënojë një duel interesant e që do të prodhojë një kulturë të re elektorale,ku cilido që humbet i jep dorën tjetrit. Të tillë janë edhe Grida Duma, edhe Erion Veliaj.

Tirana don një fitues që i zgjidh punët,porse që manifeston kulturë dhe një politikë ndryshe nga ajo disavjeçare ku zgjedhjet ktheheshin në sherr e bezdi për qytetarët e ku njërëzit ruanin fëmijët të mos dilnin natën se mos zjarri i militantëve sillte kaos e vrasje.

Të dy janë një garanci për Tiranën në sensin e kulturës që manifestojnë.

 Të gjitha këto sa shkruam më sipër janë nëse i kandidojnë PS e PD, siç ishte e sigurtë deri mbrëmë vonë! Por jetojmë në Tironë e gjithçka ndodh nga politika e vjetër!

A.Mati

SHKARKO APP