Tiranë/Gruaja telefonon policinë: Po më vret burri

Eshtë shpëtuar një jetë në kryeqytet ditën e sotme, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka shpëtuar një grua në Tiranë. Policia e Tiranës, bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një 31­vjeçar, pasi po kërcënonte me armë, për të vrarë gruan e tij.

Gjatë ndërhyrjes atij iu sekuestrua edhe arma, një pistoletë që e mbante pa leje dhe një sasi fishekësh. Në pranga u vu shtetasi Ylber Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia njofton se ishte një telefonatë e ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan e armës.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?