Tjetër anije me 700 persona në bord jep alarmin SOS në Korfuz. Flitet dhe për persona të armatosur në bord

Pa u mbyllur historia me anijen “Norman Atlantik” një tjetër anije jep alarmin SOS pranë brigjeve të Korfuzit.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një anije “Blue Sky” me rreth 700 pasagjerë, emigrantë ilegalë nga Siria, në perëndim të Korfuzit që ka dhënë sinalin SOS. Media italiane shkruan se dyshohet se ndodhen edhe persona të armatosur.

Sipas informacioneve të para sinjali SOS është kapur nga roja bregdetare italiane që kanë njoftuar menjeherë autoritete greke.

Drejt anijes janë dërguar me urgjencë dy helikoppetrë grekë PUMA.

ANija me flamur moldav kishte destinacion Kroacinë.

Alarmi SOS u dha rreth orës 13:00

SHKARKO APP